Ilir Meta reagon për protestat e Berishës në PD

Prishtinë | 08 Jan 2022 | 13:08 | Nga Ekonomia Online

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas protestës në Partinë Demokratike. Ai bën thirrje për ruajtje të qetësisë dhe shmangie të akteve të dhunës. Meta thekson se është e domosdoshme gjetja e një zgjidhje demokratike që i shërben paqes në vend.

“Duke ndjekur me shumë vëmendje dhe shqetësim zhvillimet në selinë e Partisë Demokratike, theksoj rëndësinë e protestës paqësore, si një e drejtë fondamentale në demokraci, plotësisht legjitime dhe kushtetuese, që duhet respektuar nga të gjithë!

Bëj thirrje për ruajtjen e qetësisë, shmangien e akteve të dhunës, provokimeve dhe tensioneve të panevojshme. Është tepër e domosdoshme gjetja e një zgjidhjeje të menjëhershme demokratike, që i shërben paqes sociale dhe demokracisë në vend”, shkruan Meta

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme