Një 28 vjeçare është hedhur nga ballkoni saj dhe ka tentuar të vetëvritet në Prizren.
Rastin për Ekonomia Online, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili shtoi se sipas dëshmitarëve ajo është hedhur nga ballkoni i katit të dytë në shtëpinë e saj në Prizren.
Tutje, Bytyqi ka theksuar se vëllai i saj ka thënë se kjo nuk është hera e parë që ajo tenton të vetëvritet.
Sipas tij, 28 vjeçarja është dërguar në QKUK dhe është në gjendje shumë të rëndë.
“Me datën 18.08.2024 rreth orës 02:20, policia ka marre informatën se nje femer (rreth 28 vjeçare) ka tentuar te vetvritet, posa ka marr informatën patrulla policore është dërguar për në emergjencë, fillimisht kane kontaktuar me vëllaun e viktimës I cili ka deklariar se kjo nuk është hera e parë që e njëjta ka tentuar te vetvritet. Sipas dëshmitarit e larcekura rreth orës 02:00 është hedhur nga ballkoni i katit te dytë (2) në shtëpinë e saj në Prizren. Sipas mjekëve gjendja e saj është e rëndë ,ngase ka thyerja të shumta, e njëjta është dërguar nē QKUK në Prishtinën. Nē konsultim me prokurorin ështē hapur rasti ” vetvrasje në tentativë”. Rasti është në hetime.”