Ekonomia Online
FUNDIT

28 vjeçarja tenton të vetëvritet në Prizren, hidhet nga ballkoni

28 vjeçarja tenton të vetëvritet në Prizren, hidhet nga ballkoni

Një 28 vjeçare është hedhur nga ballkoni saj dhe ka tentuar të vetëvritet në Prizren. Rastin për Ekonomia Online, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili shtoi se sipas dëshmitarëve ajo është hedhur nga ballkoni i katit të dytë në shtëpinë e saj në Prizren. Tutje, Bytyqi ka […]

Një 28 vjeçare është hedhur nga ballkoni saj dhe ka tentuar të vetëvritet në Prizren.

Rastin për Ekonomia Online, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili shtoi se sipas dëshmitarëve ajo është hedhur nga ballkoni i katit të dytë në shtëpinë e saj në Prizren.

Tutje, Bytyqi ka theksuar se vëllai i saj ka thënë se kjo nuk është hera e parë që ajo tenton të vetëvritet.

Sipas tij, 28 vjeçarja është dërguar në QKUK dhe është në gjendje shumë të rëndë.

“Me datën 18.08.2024 rreth orës 02:20, policia ka  marre informatën se nje femer (rreth 28 vjeçare) ka tentuar te vetvritet, posa ka marr informatën patrulla policore është dërguar për në emergjencë,  fillimisht kane kontaktuar me vëllaun e viktimës I cili ka deklariar se kjo nuk është hera e parë që e njëjta ka tentuar te vetvritet. Sipas dëshmitarit e larcekura  rreth orës 02:00 është hedhur nga ballkoni i katit te dytë (2)  në shtëpinë e saj në Prizren. Sipas mjekëve gjendja e saj është e rëndë ,ngase ka thyerja të shumta, e njëjta është dërguar nē QKUK në Prishtinën. Nē konsultim me prokurorin ështē hapur rasti ” vetvrasje në tentativë”. Rasti është në hetime.”

Të ngjashme