29-vjeçarja mbytet në plazhin e Porto Novos në Vlorë

Prishtinë | 03 Kor 2026 | 18:08 | Nga Ekonomia Online

Një 29-vjeçare shqiptare ka humbur jetën pasi dyshohet se u mbyt në det, në zonën e plazhit të Porto Novos.

Sipas informacioneve paraprake, viktima është përballur me rrymat e forta detare që karakterizojnë këtë zonë, të konsideruar prej vitesh si një nga pikat më të rrezikshme të bregdetit, raporton TCH.

Pas nxjerrjes nga uji, trupi i pajetë është duke u transportuar me gomone drejt Triportit dhe më pas në morgun e Spitalin Rajonal të Vlorës.

Të ngjashme