Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, së bashku me deputetin Driton Selmanaj, sot kanë pritur në takim një grup të studentëve të Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka”, të shkencave juridike, të cilët kishin ardhur për vizitë në Kuvendin e Kosovës, për të parë për së afërmi punën e Grupit Parlamentar të LDK-së.
Kryetari Hoti falënderoi studentët dhe dekanin e këtij universiteti, profesor Sadik Haxhiu për këtë vizitë dhe i informoi ata për rolin e Grupit Parlamentar të LDK-së.
Gjatë këtij takimi, studentët u informuan për shumë çështje për të cilat ishin të interesuar, e të cilat kryesisht kishin të bënin me temat aktuale politike në vend.