Reperi i njohur nga Ferizaj, 2Ton, ka prezantuar para publikut projektin e tij të ri muzikor.
“Wallahi Wallahi” mban titullin kjo këngë, gjersa ka bashkëpunuar me Boyat – duo shqiptare e përbërë nga dy vëllezërit Berat dhe Blerim Cimili.
Ky grup u formua në vitin 2016 dhe nënshkruan kontratë me Tasoi Records, e bashkë-themeluar nga reperi Mikael Gabriel dhe Universal Music Finland.
Tekstin e këngës e kanë shkruar Tonic & Denk, Boyat dhe 2TON, kurse për muzikën dhe producimin është përkujdesur Boyat.
Gjithashtu, për miksimin dhe masterizimin është kujdesur grupi Boyat.
Videoklipi i është besuar produksionit ‘Grandmedia’, ku artistët vijnë me një paraqitje mjaft atraktive, transmeton telegrafi. Projekti tashmë gjendet në YouTube dhe besohet se do të mirëpritet nga fansat e artistëve të njohur shqiptarë.