Sinan Vllasaliu lanson këngën e re “Linda Linda”

Prishtinë | 16 Pri 2021 | 20:22 | Nga Ekonomia Online

Artisti i mirënjohur i skenës shqiptare, Sinan Vllasaliu, ka publikuar sot (e premte) këngën e re.

“Linda Linda” mban titullin projekti, të cilin njëherësh e ka shoqëruar edhe me videoklip.

Tekstin e ka shkruar Ilir Berani në bashkëpunim me Ghulon, kurse për muzikën dhe orkestrimin u kujdes Wirusi.Klipi iu besua produksionit të njohur nga Shqipëria “Max Production”, gjersa këngëtari vjen me një paraqitje të mahnitshme.

Projektin tashmë mund ta gjeni të kompletuar në kanalin e Arkiva Shqip në YouTube

Sinani admirohet mjaft shumë nga publiku dhe deri më tani i ka qëndruar besnik stilit të tij muzikor

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme