Infrastruktura rrugore vazhdon të mbetet problem për shumë qytetarë e sidomos për ata që jetojnë në zona më të thella rurale.
Një problem të tillë e kanë edhe banorët e fshatit Terrn në komunën e Ferizajt.
Përmes disa fotografive që kanë dërguar në adresë të Telegrafit, shihet mjaftë mirë që rruga në këtë pjesë është shkatërruar pothuajse tërësisht. Banorët shprehen se kanë shumë vështirësi në transport dhe se kjo rrugë po ju shkakton edhe prishje të veturave.
Ata kanë treguar se rruga është vetëm 3.5 km e gjatë e cila lidhet me magjistralen Ferizaj-Prishtinë.