Zyra e BE-së dhe Ambasada e Suedisë kanë lansuar projektin “Fuqizimi i sistemit statistikor në Kosovë 2019-2020”, raporton Ekonomia Online.
Projekti synon të kontribuojë në fuqizimin e sistemit statistikor të Kosovës duke mundësuar zhvillimin e informatave të besueshme statistikore dhe duke lehtësuar përmirësimin e vendimmarrjes.
Vlera e projektit është 3.5 milionë euro, ku kontributi i BE-së është 2 milionë euro dhe i SIDA-s, 1.53 milionë euro.
Shefi i seksionit të bashkëpunimit nga zyra e BE-së në Kosovë, Luigi Brusa, ka treguar për këtë projekt dhe akterët e përshirë këtu.
“Ky është një bashkëpunim afatgjatë, është e përfshirë në projekt edhe OKB, si inxhinier duhet të masim çdo gjë para çfarëdo vendimi”, tha Brusa.
Udhëheqësja e bashkëpunimit për zhvillim nga Ambasada e Suedisë, Nasrin Pourghazian, tha se me këtë përkrahje i ofrohet ndihmë ASK-së në projekte me partner strategjikë të ri duke përmirësuar kapacitetet dhe të jenë të qasshme në të dhëna të sakta.
“Jam e lumtur që jam pjesë e këtij projekti dhe këtij partneriteti. Me këtë projekt ne i ofrojmë ndihmë ASK-së në projekte me partner strategjikë të ri duke përmirësuar kapacitetet dhe të jenë të qasshme në të dhëna të sakta”, Pourghazian.
Kryeshefi i ASK-së, Isa Krasniqi, ka thënë për Ekonomia Online se pas katër vjetëve sa do të zgjasë ky projekt, ASK-ja do të ketë të dhëna më cilësore dhe kualitative.
Ai tha se në fund të këtij procesi do të rriten edhe kapacitetet njerëzore brenda ASK-së.
“Realizimi i këtij projekti është shumë i rëndësishëm për ASK-në , por edhe për sistemin statistikor të Kosovës për arsye se gjatë katër viteve të ardhshme do ta mbështesë ASK-në në zhvillimin e statistikave të reja, në disa sektorë. ASK-ja pas këtyre katër viteve do të ketë të dhëna shumë më cilësore. ASK-ja në fund të këtij procesi do të rrisë edhe kapacitetet njerëzore brenda ASK-së dhe do të ketë të dhëna shumë më kualitative”, ka thënë ai.
Udhëheqës i ekipit, Johan Spostrand, tha se siguria e të dhënave është shumë e rëndësishme dhe duhet të sigurohemi që të dhënat të jenë të sigurta.
“Siguria e të dhënave është shumë e rëndësishme, në 2016 kemi pasë disa haker dhe duhet të sigurohemi që kjo mos të ndodh. Duhet të keni të dhëna të koordinuara. Ne kemi edhe angazhimin e stafit të përkohshëm të përmirësojmë, komunikojmë brenda ASK-së dhe jashtë, do të ketë analizim të caktimit të trajnimit të përmirësimit të menaxhimit të mesëm”, tha Spostrand, raporton EO.