Luftimi i pandemisë në Kosovë, 78 për qind e qytetarëve thonë se BE-ja ka ndihmuar më së shumti

Prishtinë | 28 Qer 2021 | 10:18 | Nga Ekonomia Online

Instituti EPIK së fundmi ka publikuar një raport lidhur me mbështetjen që i ka dhënë Bashkimi Evropian, Kosovës për të luftuar pandeminë COVID-19.

Sipas këtij raporti thuhet se 78% e qytetarëve të Kosovës mendojnë se BE-ja ka qenë ajo e cila ka ndihmuar më së shumti Kosovën në përballje me pandeminë.

Gjithnjë sipas raportit, BE-ja i ka siguruar 5 milionë euro për të ofruar mbështetjen shëndetësore duke filluar nga testet, shtretërit, ato-ambulancat e deri tek respiratorët.

Mbështetje tjetër e dhënë nga BE-ja ishte ndarja e 63 milionë eurove si ndihmë ekonomike dhe sociale për grupet më të cenueshme të shoqërisë.

Bashkimi Evropian siguroj edhe 100 milion euro si kredi e butë për të ruajtur stabilitetin makroekonomik në Kosovë.

Në kuadër të këtyre ndihmave nga BE-ja, hyjnë edhe sigurimi i 395 mijë vaksinave nga COAX ku 95 mijë prej tyre ishin ndihmë e drejtpërdrejtë nga BE-ja. /Telegrafi/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme