- Vonesat në remontet e termocentraleve, kanë shkaktuar rritje të importeve të paplanifikuara të energjisë elektrike. Importet e paplanifikuara, vijnë me çmime të larta. Faturën e paguajnë qytetarët, e fitimin e marrin ortakët e Martin Berishës.
- Tenderat abuzues në KEK dhe kontratat e dyshimta për shitblerjen e energjisë elektrike.
- 0 (zero) investime në kapacitete të reja për prodhim të energjisë elektrike. Refuzimi i termicentralit me gaz dhe dështimi i ankandit (4 herë radhazi), për prodhim të energjisë nga burimet solare, janë treguesi më i mirë i paaftësisë në qeverisjen me sektorin e energjisë.
Kjo qeverisje amatore, po na vjen me faturë të lartë. Na ka hyrë thellë në xhep.