Prezenca juaj në media sociale mund të kontribuojë në suksesin e përgjithshëm si një ndërmarrës. Duhet të jetë një pikë fokusimi në rritjen dhe strategjinë e markës, jo si një mendim i dytë. Sipas Hootsuite, 41 përqind e konsumatorëve të Shteteve të Bashkuara ndjehen se markat me të cilat ata angazhohen duhet të kenë një prezencë të fuqishme në media sociale.
Instagrami është i mrekullueshëm për marketing, duke marrë parasysh se keni një audiencë dhe arritje të madhe. Unë së fundmi kam nisur të fokusohem në rritjen e llogarisë time personale në Instagram për të rritur informimin për një komunitet të ri online që po lansoj, Mastermind House. Këtu janë tri këshillat e thjeshta të cilat i kam përdorur për të rritur prezencën time në Instagram, të cilat mund t’i zbatoni edhe ju shumë lehtë.
Mënyra më e lehtë për të rritur llogarinë tuaj të Instagram është duke postuar përmbajtje të cilën audienca juaj dëshiron t’a shohë. Kjo tërheq pëlqime, komente, etiketime, ndjekës, etj., të gjitha të nevojshme për të rritur llogarinë tuaj. Unë dikur mendoja se e dija çfarë dëshironte audienca ime, e cila ishte mënyra e gabuar e qasjes së markës time personale në Instagram.
Unë kam mësuar se çfarë dëshiron audienca ime e shënjestruar duke provuar dhe duke gabuar. Kur zbulova se çfarë funksiononte mirë, fillova të postoja më shumë fotografi të lidhura me përmbajtjen më të famshme.
‘’Tregu është treg, dhe tregu do të vendosë nëse jeni të mirë mjaftueshëm për t’u konsumuar’’, thotë Gary Vaynerchuk, dhe ai ka të drejtë. Mënyra e vetme që të konsumoheni nga tregu është duke iu ofruar atë që dëshirojnë’’.
Nuk mund t’a duroj strategjinë ndjekje/mosndjekje të cilën shumë njerëz e përdorin për të rritur profilet e tyre në media sociale, e cila është kjo: Njerëzit ju ndjekin duke shpresuar që do i ndiqni edhe ju. Nëse i ndiqni, ata ndalojnë së ju ndjekuri. Nëse nuk i ndiqni, ata nuk do ju ndjekin brenda një dite ose dy.
Këta janë ndjekës tërësisht të padobishëm. Ata kanë zero interes në ju ose përmbajtjen tuaj. Ata nuk do të shkëmbehen asnjëherë.
Për të tërhequr ndjekësit për të cilët keni nevojë, ju duhet të përdorni përmbajtje të mrekullueshme, jo një bot ndjekje/mosndjekje. Me më shumë se 700 milion përdorues të Instagram ju nuk keni nevojë të përdorni atë strategji për rritje. Ka një audiencë të madhe e cila po pret të angazhohet me llogarinë tuaj, postoni përmbajtje të mrekullueshme dhe shikoni se si ndjekësit tuaj rriten. Unë më përpara do të tërhiqja 50 ndjekës në ditë të cilët janë me të vërtetë të interesuar në llogarinë time se sa 1,000 të cilët janë të interesuar vetëm për një ‘’ndjekje’’.
Media sociale ka të bëjë me angazhimin dhe bashkëveprimin. Nëse thjeshtë postoni përmbajtje dhe nuk angazhoheni asnjëherë me ndjekësit tuaj ata do të shkëputen. Diçka e thjeshtë si pëlqimi i komenteve të tyre ose përgjigja në mesazhet direkte do të ndihmojë të ndërtoni një marrëdhënie më të fuqishme me ndjekësit tuaj.
Sipas Sprout Social, kthimi i përgjigjes ndaj një pyetjeje të një konsumatori në media sociale shtyen 49 përqind drejt blerjes. Merr shumë pak përpjekje që të jeni aktivë dhe t’iu përgjigjeni ndjekësve, dhe ai investim që bëni në kohë është ai i cili krijon besnikërinë e konsumatorëve.
Angazhimi me ndjekësit tuaj ndihmon të forconi atë marrëdhënie, dhe nëse bëheni aktivë, ju do të shihni përqindje më të lartë të përgjigjeve nëse përfshini një thirrje për veprim në titullin tuaj. Dikush do të ketë më shumë gjasa t’i përgjigjet një thirrje për veprim nëse keni bashkëvepruar më parë me të.