3 mijë e 695 raste aktive me COVID-19

Prishtinë | 23 Maj 2021 | 08:34 | Nga Ekonomia Online

Aktualisht në Kosovë janë 3 mijë e 695 raste aktive me COVID-19.

Pas një kohë të gjatë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) të shtunën raportoi se nuk ka asnjë rast të vdekjes si shkak i infektimit me COVID-19.

Mirëpo që nga 22 marsi i 2020-tës kur edhe u shënua rasti i parë i vdekjes përshkak infektimit të COVID-19 deri më tani janë 2 mijë e 239 qytetarë që kanë humbur jetën nga COVID-19.

Me virusin korona u infektuan 107 mijë e 279 persona në Kosovë.

Ndërsa në raportin e fundit, IKShPK njoftoi për 35 raste të reja pozitive me virusin korona.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.199 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 35 raste pozitive. Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Numri total i rasteve pozitive është 107.213 raste nga 588.812 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.239 raste të vdekjes”, thuhet në njoftimin e fundit të IKSHPK-së.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 180 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 101.279 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.695.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 9 raste, Ferizaj 4 raste, Lipjan 4 raste, Mitrovicë 4 raste, Klinë 2 raste, Obiliq 2 raste, Prizren 2 raste dhe me nga një rast komunat Gjakovë,  Gjilan, Malishevë, Pejë, Podujevë, Rahovec, Shtime dhe Viti.


Të ngjashme