Zyra e UNICEF-it në Kosovë ka mbajtur sot konferencën online me titull “Viza për fëmijë”, si një përpjekje e vazhdueshme për rritjen e përfshirjes së fëmijëve me aftësi të kufizuara në Kosovë.
Në seancën e sotme online, prindërve dhe fëmijëve të tyre me aftësi të kufizuara u është mundësuar që t’i ndajnë përvojat e tyre gjatë pandemisë COVID – 19 dhe pengesat me të cilat ata përballen çdo ditë për shkak të barrierave që ekzistojnë ende në Kosovë.
Gjatë izolimit, rreth 3,000 fëmijë që jetojnë me aftësi të kufizuara dhe prindërit e tyre kanë marrë shërbime edukative, rehabilitim dhe mbështetje psikosociale dhe informacione për parandalimin dhe mbrojtjen nga COVID-19 përmes platformave online. Kjo u bë e mundur përmes bashkëpunimit të ngushtë me Forumin Kosovar të Aftësive të Kufizuara (FKAK) dhe partneritetit të UNICEF-it me Qeverinë e Japonisë. Mbështetja nga Qeveria e Japonisë për përfshirjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara vjen si pjesë e mbështetjes së tyre për parandalimin e COVID-19 në Kosovë ku gjithashtu përfshihet edhe shpërndarja e pajisjeve mbrojtëse personale (PMP) dhe fuqizimi e adoleshentëve dhe të rinjve në kohën e pandemisë.
Murat Sahin, shefi i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë tha se “Japonia është një nga mbështetësit më të mëdhenj të UNICEF-it në botë, dhe në Kosovë partneriteti ynë ka origjinën në fillim të viteve 2000 kur edhe e kanë mbështetur rindërtimin e shkollave”. Ai gjithashtu falënderoi Z. OGASAWARA Mitsunori –Diplomat i Ambasadës së Japonisë në Kosovë, për angazhimin e tij dhe sigurimin e fondeve për reagim ndaj COVID-19 për UNICEF-in. Me fondet nga Japonia, UNICEF-iti është mundësuar sjellja e pajisjeveshtesë për mbrojtjen e stafit, zbatimi i projekteve për fuqizimin e të rinjve dhe promovimi i përfshirjes së fëmijëve me aftësi të kufizuara në arsim dhe në jetën publike.
Z. Ogasawara Mitsunori tha se është shumë i lumtur që i është bashkuarseancës së sotme si një “mundësi e shkëlqyeshme dhe unike për të mësuar më shumë rreth situatës së fëmijëve me aftësi të kufizuara në Kosovë”. Unë jam mirënjohës që kam një partner të shkëlqyer siç është UNICEF-i në Kosovë për këtë qëllim”tha ai. Z. Ogasawara theksoi rëndësinë e lidhjeve sociale gjatë pandemisë dhe mundësive që ofron platformaonline.
Ndërsa drejtori i FKAK, Bujar Kadriu, tha se personat që jetojnë me aftësi të kufizuara kanë hasur në shumë vështirësi gjatë pandemisë. “Kosova nuk ishte përgatitur aspak për këtë pandemi, dhe personat që jetojnë me aftësi të kufizuara patën shumë vështirësi, por falë Zyrës së UNICEF-it kemi arritur të mbështesim mijëra fëmijë dhe prindër, dhe kjo mbështetje duhet të vazhdojë”, tha Kadriu.
Gjatë seancës së sotme avokuesit tanë për rini, Trina Hoti dhe Rijad Mehmeti, folën për nevojën e përfshirjes së të gjithë fëmijëve, e veçanërisht të fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe bënë një thirrje për të reflektuar mbi situatën e tyre bazuar në përvojën e izolimitqë të gjithëe përjetuan gjatë pandemisë.
Urgjencat humanitare, siç janë pandemitë dhe katastrofat natyrore, mund të ndikojnë ndjeshëm në shëndetin mendor dhe mirëqenien psikosociale të një fëmije ose të rrituri. Më të prekurit në raste të tilla janë kryesisht kategoritë sociale me probleme sociale dhe / ose psikologjike, siç janë fëmijët me aftësi të kufizuara, fëmijët pa përkujdesje prindërore, fëmijët pa përkujdesje ose fëmijët e ndarë nga prindërit e tyre, njerëzit me probleme të shëndetit mendor, fëmijët që kanë përjetuar ngjarje traumatike, etj.
Si përgjigje efektive për të mbrojtur dhe përmirësuar shëndetin mendor dhe mirëqenien psikosociale të fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe tëprindërvetë tyre gjatë dhe pas pandemisë COVID-19, Zyra e UNICEF-it në Kosovë po mbështetë organizatat e personave me aftësi të kufizuara në Kosovë, duke ofruar shërbime falas online për të gjithë fëmijët që jetojnë me aftësi të kufizuara dhe për prindërit e tyre që kanë nevojë për mbështetje gjatë kësaj periudhe.
Në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, dhe në partneritet me Forumin Kosovar të Aftësive të Kufizuara, dhe me organizata anëtare si: Shoqata e të Verbërve të Kosovës, Shoqata e të Shurdhërve të Kosovës, Handicap Kosovo, Shoqata e Autizmit, Down Syndrome Kosova, Klubi Deshira – Personat me aftësi të kufizuara mendore, 34 ekspertë vendorë janë angazhuar për të ofruar seanca psikologjike, edukative dhe terapeutike për të gjithë fëmijët me aftësi të kufizuara në Kosovë.
Të gjitha këto shërbime organizohen në përputhje me masat mbrojtëse të vendosura nga institucionet përkatëse në Kosovë si reagim ndaj COVID-19. Në anën tjetër, prindërit që kanë nevojë për ato shërbime mund të kontaktojnë drejtpërdrejt me organizatat e lartpërmendura për të përfituar nga shërbimet së bashku me fëmijët e tyre.
Zyra e UNICEF-it në Kosovë vazhdimisht i ka qëndruar pranë komunitetit dhe grupeve të margjinalizuara gjatë gjithë pandemisë. Kjo iniciativë, në partneritet me Forumin Kosovar të Aftësivetë Kufizuara, ndër të tjera, është vazhdim i fushatës “Viza për Fëmijë” që synon përfshirje dhe mbështetje më të madhe për fëmijët me aftësi të kufizuara në Kosovë.