30 ditë arrest shtëpiak për drejtorin e Inspektoratit të Pejës

Prishtinë | 14 Nën 2016 | 10:38 | Nga

Gjyqtari i procedurës paraprake Sylë Lokaj të Gjykatës Themelore të Pejës, në seancën e mbajtur të dielën, ka konfirmuar kërkesën e prokurores së lëndës, Sahide Gashi, për përcaktimin e masës prej 30 ditë arrest shtëpiak për drejtorin e Inspektoratit komunal të Pejës, Demë Dashi.

“Ia kam caktuar masën e arrestit shtëpiak me kohëzgjatje prej një muaji, ashtu si ka kërkuar prokurorja”, i ka deklaruar gjykatësi Lokaj KD-së, për vendimin që ka marrë pas mbarimit të seancës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Demë Dashi qe arrestuar të premten me dyshime për shpërdorim detyre zyrtare, konkretisht dyshohet se ka shkelur ligjin e mbindërtimeve, duke lejuar ato të cilat është dashur t’i rrënonte.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme