30 ditë paraburgim për kamarierët që falsifikuan paratë në Prizren

Prishtinë | 04 Nën 2021 | 15:49 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore në Prizren i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh pesë të pandehurve që dyshohen për veprën penale “falsifikim i parasë”.

Të dyshuarit janë arrestuar dy ditë më parë nga Policia e Kosovës, të cilët kanë kryer edhe bastisje ku janë mbledhur prova të mjaftueshme materiale që dëshmojnë veprimtarinë e të arrestuarve.

Sipas aktakuzës, i pandehuri B.B., dyshohet se gjatë muajit tetor deri në fillim të muajit nëntor të këtij viti, i ka shitur të pandehurit T.P., 1 mijë e 250 euro (të gjitha në monedha metalike nga 2 euro të falsifikuara), me qëllim që ky i fundit t’i vë në qarkullim si të vërteta. I pandehuri T.P., pranon t’i blejë paratë e falsifikuara me çmim prej 900 eurove.

Të ngjashme