30 ditë paraburgim për një person në Gjilan, dyshohet për ”Grabitje dhe mbajtje të armës”

Prishtinë | 23 Dhj 2022 | 09:21 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë
Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të
pandehurit Z. Sh.

Në komunikatën për media nga kjo gjykatë thonë se nga i dyshuar për veprën penale ka tentuar të hy në market të vjedh para.

”Ekziston dyshimi bazuar se me datën 20.12.2022 rreth orës 22:50 minuta, në lagjen
”Arbëria”, në Gjilan, marketin “Bum”, i pandehuri i lartcekur me përdorim të forcës dhe
kanosjes serioze për të sulmuar jetën apo trupin e personit tjetër me qëllim përvetësimit të
pasurisë së kundërligjshme për vete, i veshur me tesha të zeza nën kërcënimin e armës dhe
përdorimit të së njëjtës për ta rrezikuar jetën e njerëzve hynë në market me revole në dorë
dhe duke i bërtitur të dëmtuarës me fjalët qiti paret dhe duke e detyruar të njëjtën që ti ja
jep arkën me para ku i njëjti i merr parat në vlerë prej 150 deri 200€, dhe ikë me vrap nga
vendi i ngjarjes në drejtim të fshatit Velekincë”, thuhet në komunikatë.

Me këto veprime i pandehuri Z. Sh. dyshohet se ka kryer veprat penale grabitje dhe mbajtje
në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, vepra të sanksionuara me
Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e
masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, duke marr për bazë edhe rrezikshmërinë e kësaj
vepre penale si dhe pasojat të cilat i janë shkaktuar të dëmtuarës, po ashtu edhe
karakteristikat personale të të pandehurit pasi që i njëjti nga data baza e të dhënave të
policisë dyshohet edhe për disa vepra tjera penale të ndryshme.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj të këtij vendimi mbi caktimin e paraburgimit në
Gjykatën e Apelit.

Të ngjashme