30 ditë paraburgim i është shqiptuar, Lupço Stojanovskit i cili dyshohet për tentativë për vrasje të ish-Ministrit të Shëndetësisë të Maqdonisë, Nikolla Todorov.
Gjatë seancës në Gjykatën Penale në tri raste kanë intervenuar edhe ekipet e ndihmës së shpejtë pasi që i akuzuari nuk ishte në gjendje të qëndrueshme. Avokati I të akuzuarit ka thënë se klienti i tij nuk ka qenë në gjendje të flasë për atë shkak edhe është mbrojtur në heshtje.
E ndërkohë kanë reaguar edhe nga Vmro Dpmne-ja të cilët thonë se tentative për vrasje ndaj Todorovit ishte kulmi i sjelljes destruktive të LSD-së.
Sulmin ndaj Ish ministrit Nikolla Todorov, Stojanovski e kreu gjatë momentit kur pritej që Todorov të dorëzoj postin e ministrit.
Sulmuesi ka shtënë tre herë në drejtim të Todorovit por për fat asnjë nga plumbat e shkrepura nuk përfundoi në ish Ministrin e Shëndetësisë por as në ndonjë nga personat që ndodheshin prezent në ambientet e Ministrisë së Shëndetësisë, raporton Alsat-M