1- Natal, që nënkupton Krishtlindje, është kryeqyteti i Rio Grande do Norte dhe iu dha ky emër, sepse u themelua më 25 dhjetor.
2- Brazil është prodhuesi më i madh i kafesë në botë. Shkaku kryesor i rritjes së kafesë në Brazil është diversiteti i klimës, tokave, specieve dhe teknikave të kultivimit në çdo rajon.
3- Mbiemri më i përhapur në Brazil është Silva. Shumë i përhapur si mbiemër edhe në Portugali, Silva iu dha qindra skllevërve që u sollën në vend gjatë periudhës së kolonizimit.
4- Sao Luis, kryeqyteti i Maranhaos, është i vetmi qytet brazilian i themeluar nga francezët. Emri i qytetit është vënë në nder të Luigjit të 13 të Francës. Përpara arritjes së europianëve, vendi ishte i banuar nga indianët Tupinambas.
5- Skuadra e futbollit të Brazilit është e vetmja skuadër që ka marrë pjesë në çdo Kupë Botërore. Aktualisht, Brazili ka fituar pesë Kupa Botërore: 1958, 1962, 1970, 1994 dhe 2002. Çdo qytet brazilian ka të paktën një stadium futbolli.
6- Pica është padyshim ushqimi më i preferuar i shumë “paulistasve” (banorëve nga Sao Paulo). Sipas një studimi të kryer nga Shërbimi i Ushqimit, rreth 1.5 milionë pica konsumohen çdo ditë në Brazil dhe shteti i Sao Paulos është përgjegjës për konsumin e 800 mijë të tillave.
7- Një nga pikat më tërheqëse të Rios, mali Sugarloaf, mendohet se është i përbërë nga një bllok i vetëm graniti 6 milionë vjet i vjetër, që mendohet se vjen nga ndarja e Amerikës Jugore dhe Afrikës.
8- Angra dos Reis është një bashki braziliane e ndodhur në jug të Rio de Zhanejros dhe përfshin një territor prej 365 ishujsh, nga një për çdo ditë të vitit.
9- Me mbi 80 specie të ndryshme, Brazili ka më shumë specie majmunësh se çdo shtet tjetër i botës.
10- Brazili është shtëpia e Pyllit të Amazonës, që është 2.3 milionë milje katrorë, ku jetojnë akoma fise indiane.
11- Brazili është 100 për qind i pavarur në prodhimin e energjisë që shpenzon.
12- Brazili ndodhet në tri zona të ndryshme kohore dhe kufizohet me të gjitha shtetet e Amerikës Latine, përveç Kilit dhe Ekuadorit.
13- Në Brazil gjenden 13 qytete me nga një milion banorë secili.
14- Brazili është i vetmi vend i Amerikës Jugore që flet portugalisht.
15- Statuja e Krishtit në Rio është një nga shtatë mrekullitë e botës.
16- Festivali i Karnavaleve të Brazilit është më i famshmi në botë.
17- Deri në vitin 2023, mendohej se ekonomia e Brazilit do të arrinte masën e asaj të Gjermanisë. Por me krizën ekonomike së fundmi, ky parashikim rezultoi komplet i gabuar.
18- Modelet braziliane konsiderohen si më të bukurat në botë.
19- Bikini brazilian u shpik në vitin 1987 nga shtatë motra braziliane që jetonin në Nju Jork.
20- Brazili është vendi i nëntë në botë për numrin e miliarderëve.
21- Ekziston një diferencë e madhe midis pjesës së pasur dhe asaj të varfër të shoqërisë. Në një anë të qytetit gjenden ndërtesa të larta e luksoze dhe në anën tjetër mund të shihen barakat e të varfërve.
22- Baret që shërbejnë pije janë fantastike. Frutat ekzotike që gjenden me shumicë në vend, ofrojnë një larmishmëri shijesh dhe freskish.
23- Gjuha angleze nuk është shumë e përhapur, ndryshe nga sa mund të mendohet. Mosnjohja e anglishtes është e theksuar veçanërisht në qytetet jashtë Sao Paulos dhe Rio de Zhanejros.
24- Brazilianët janë njerëz shumë të afrueshëm dhe aspak të ndrojtur. Ata pëlqejnë t’i shprehin ndjenjat dhe mendimet edhe te të panjohurit.
25- Puthja e të panjohurve është një zakon i vendit për të ofruar mirëseardhjen dhe për të nxitur miqësi të reja.
26- Natyra e Brazilit është shumë e larmishme dhe në të gjitha format, si plazhet, malet, fushat, pyjet, ujëvarat, oqeani.
27- Një nga qytetet më të mëdha është në mes të Amazonës. Qyteti i shtatë më i madh në Brazil ndodhet në vendtakimin e lumit të Amazonës dhe Rio Negros.
28- Festat janë të rëndësishme. Brazili i adhuron festat dhe ngjarjet e përvitshme, ku njerëzit mblidhen dhe festojnë të lumtur. Që nga festa e Vitit të Ri deri te Karnavalet, orkestrat e Brazilit e kanë të vështirë të ndalojnë muzikën.
29- Ritmi është mbreti. Aftësia e vendasve për të eksperimentuar me lëvizjet që ndjekin ritmin e bën këtë shtet shumë të gjallëruar dhe plot ritëm.
30- Piranjat nuk hanë njerëz. Ndryshe nga filmat horror që kanë tmerruar njerëzit, piranja është një peshk që ndodhet në shumicën e lumenjve të Brazilit dhe vendasit ia kanë dalë të shkojnë mirë me to. Ndonëse kafshojnë, piranjat nuk janë në gjendje t’i marrin jetën askujt. (Përmbledhur nga Faktoman)