30 të plagosur nga tërmeti në zonën e vullkanit Etna

Prishtinë | 26 Dhj 2018 | 13:47 | Nga Ekonomia Online

Të paktën 30 persona u plagosën në një tërmet me magnitudë 4.8, që tronditi Sicilinë në vullkanin e Etnës, thanë zyrtarët sot.

Ky është një nga dhjetëra tërmete që janë regjistruar që nga shpërthimi i Etnës të hënën, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

Mediat raportojnë se disa ndërtesa u dëmtuan nga tërmeti.

Tërmeti u regjistrua tre orë pas mesnatës në kohën lokale në Viagrande dhe u ndje me forcë, pasi epiqendra u regjistrua në një thellësi prej vetëm një kilometri.

https://youtu.be/FwxKS_wpZv8

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme