Shumë maroken kaluan natën në qiell të hapur pas tërmetit që la të vdekur të paktën 650 persona

Prishtinë | 09 Sht 2023 | 09:38 | Nga Ekonomia Online

Së paku 632 njerëz kanë vdekur dhe 329 të tjerë janë lënduar si pasojë e një tërmeti të fuqishëm që e goditi Marokun të premten vonë, raportoi të shtunën televizioni shtetëror duke e cituar Ministrinë e Brendshme të Marokut.

Tërmeti 6.8 ballësh goditi 72 kilometra në jugperëndim të vendin turistik, Marakesh, më 8 shtator në orën 23:11, njoftoi Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara.

Lëkundje të fuqishme u ndien edhe në qytetet bregdetare Rabat, Kasablanka dhe Esaourija.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme