300 mijë euro investime në renovimin e stadiumit në Ferizaj

Prishtinë | 18 Gus 2016 | 11:43 | Nga

Në kuadër të investimeve kapitale që kanë për qëllim përmirësimin e infrastrukturës sportive, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), ka nënshkruar sot një memorandum bashkëpunimi me Komunën e Ferizajt, qëllimi i të cilit është mbështetja financiare për “Renovimin e Stadiumit të futbollit në Ferizaj”, projekt me vlerë prej 400 mijë euro.

MKRS përmes një njoftimi ka konfirmuar se në bazë të Memorandumit të nënshkruar, MKRS-ja investon mjete financiare në shumën prej 300 mijë euro, për vitin 2016 dhe 2017, ndërsa Komuna e Ferizajt, merr përsipër të investojë vlerën prej 100 mijë euro, në këtë periudhë dy vjeçare.

Shala tha se memorandumi i nënshkruar sot mes MKRS-së dhe Komunës së Ferizajt, dëshmon përkushtimin e ministrisë për të investuar në sport nëpër tërë komunat e Kosovës, sidomos në përmirësimin e infrastrukturës, gjë e cila ua mundëson sportistëve të kenë hapësira të standardizuara për stërvitje dhe zhvillim të garave. Investimet e këtilla do të ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së sportit të Kosovës.

Ndërkaq, kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, e falënderoi ministrin Shala për bashkëpunimin e ngushtë dhe përkrahjen që po jep për investimet në sport. Ai u shpreh se ky investim në stadiumin e Ferizajt është jashtëzakonisht i rëndësishëm për futbollistët e Ferizajt, sepse ua mundëson sportistëve të garojnë dhe përmirësohen edhe më tej në kushte më të mira në një hapësirë tërësisht të rinovuar.

Shala Ferizaj Shala Ferizaj 2

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme