Në ministrinë e Infrastrukturës dhe Ambientit 32 OJQ kanë dorëzuar peticionin “Mos na helmoni” kundër deponisë së hirit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), raporton Ekonomia Online.
Përfaqësuesi i OJQ-ve, Avdyl Gashi, deklaroi se kjo deponi po i shkakton dëme të mëdha njerëzve dhe ambientit.
Sipas tij, deri me tani as ministria e as KEK-u nuk kanë ndërmarr asnjë masë për t’i informua qytetarët për rrezikun që i kanoset.
“Këtë peticion e kemi ngritë pasi dëmi ndaj shëndetit të qytetarëve dhe ambientit, as ministria e as KEK-u nuk kanë marrë asnjë veprim ma bazik qoftë edhe në informimin e qytetarëve për rrezikun që i kanoset nëse afrohen në këtë liqen. Presim prej ministrisë me ndërmarra hapa të tyre”, tha ai.
Kurse Ekologia Egzona Shala theksoi se PH-ja mund të shkaktojë sëmundje të ndryshme siç është kanceri.
Po ashtu tha ajo se ky element nuk do të lejojë mbijetesën as të gjallesave për shkak të ndotjes së madhe.
“PH 12 është bazike e cila nuk është e preferushme me ra në kontakt me lëkurën, po ashtu nëpër sy dhe pjesët e jashtme të trupit. Por efektet qe ka me i pasur PH, është përqendrim i efekteve të hidrogjenit ku nuk do të mund të mbijetoj asnjë gjallesë prej baktereve e deri të shtazët e tjera”.
“Dheu e absorbon me lehtë dhe kjo vjen deri te lumenjtë dhe ndotja organike e lumenjve që krijon procedurë tjetër e cila futet në organizimin tonë dhe e ulë përmbajtjen e kalciumit magnezit dhe shkakton dëmtime në eshtra”.
Mes tjerash, Shala potencoi se energjia po shkon drejt ripërtrirjes kurse në Kosovë ende ekziston KEK që ndotë ambientin, raporton EO.
Po ashtu, tha ajo se më e dëmshme është se ky liqen po përdoret edhe për rekreacion gjë që ka më shkaktua probleme të mëdha për një periudhë 5 deri 10 vjet.
“Ne jemi në shekull që energjia po shkon drejt ripërtrirjes dhe ne hala kemi KEK që ndotë ajrin, tokën dhe ujin. Për here të parë po bëjmë thirrje prej ministrisë për me revalitizuar, ka forma dhe mënyra me kthyer në gjendjen mëparshme”.
“Kjo ndotje e bukur po përdoret për rekreacion e që ka më shkaktuar shumë probleme në periudhë 5-10 vjeçare duke shkaktuar sëmundje të ndryshme siç është kanceri dhe sëmundje të brendshme gjenitale”, tha Shala.