Në Spitalin e Gjakovës po trajtohen 33 pacientë me Covid-19.
Sipas raportit 24 orësh nga ekipi kujdestar, 11 prej të prekurve janë me oksigjenoterapi.
Në pritje të rezultatit në këtë spital po ashtu janë edhe 34 pacientë.
Kjo bën që numri i përgjithshëm i të shtruarve në këtë spital si të prekur dhe të dyshuar për koronavirus të jetë 67 pacientë.