335 raste aktive me Covid-19 në Kosovë

Prishtinë | 27 Nën 2021 | 08:33 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 335.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.748, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 2,983 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.349 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.612.311 doza të vaksinës.

Deri më sot 759.901 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Të ngjashme