Donnarumma mund të transferohet te Chelsea

Prishtinë | 19 Kor 2018 | 11:35 | Nga

Chelsea është gati të nisë një ofertë për portierin e Milanit, Gigio Donnarumma.

Pas humbjes së mundësisë për të nënshkruar me portierin e Romës, Alisson Becker, i cili do të nënshkruajë sot për Liverpoolin, menaxhmenti i Chelseat është gati të përqendrohet në Donnarumman.

I riu është në dispozicion të Rossonerëve, por po përballen me mundësinë e shitjes së yjeve për të përmbushur kërkesat financiare të UEFA-s të njohura si “Fair Play Finance”.

Eksperti italian i transferimit, Alfredo Pedulla, raporton se shefi i ri i Blues, Maurizio Sarri është i zhgënjyer që ka humbuar rastin për ta transferuar brazilianin, por do të ishte i lumtur të nënshkruante me portierin italian.

Milan do të kërkojë ta shesë për 60-70 milionë euro, ku Chelsea do të bëjë lëvizje sapo të konfirmohet largimi i Thibaut Courtois

Ky i fundit gjendet për pushime pranë familjet në Madrid dhe dje është raportuar se ka nisur negociatat me Real Madridin.

Ndryshe, Chelsea është duke kërkuar edhe dyshen e Napolit, Jorginhon dhe Elseid Hysajn.

Të ngjashme