Prokurori i Shtetit, njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur tridhjetekatër (34) aktakuza kundër pesëdhjetë (50) personave, për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar për 48 orë tetëmbëdhjetë (18) persona, si dhe janë bërë pesë (5) kërkesa për caktim të paraburgimit të pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur një (1) aktakuzë kundër dhjetë (10) të pandehurve për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar gjashtë (6) persona, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, si dhe ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, si dhe ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave, vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar tre (3) persona për veprat penale ‘’Vjedhje e automjetit’’ dhe ‘’Lëndim i lehtë trupor’’.
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) persona, për veprën penale ‘Lëndim i rëndë trupor’’.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar pesë (5) persona, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) personi, si dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për vepra penale të ndryshme.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër tetë (8) personave.