34 orë në det, Edi Rama thotë se historia e Eva Buzos është mbresëlënëse

Prishtinë | 19 Gus 2024 | 13:55 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha nëpërmjet postimi në Facebook, se historia e Eva Buzos pasi kaloi 34 orë duke notuar, është mbresëlënëse.

“Një histori mbresëlënëse ajo e Eva Buzos, avokatja shqiptare, e cila ka shënuar një rekord tejet mbresëlënës në not duke përshkruar 92 km nga brigjet e Italisë deri në Vlorë. Një udhëtim në ujë prej 34 orësh për Evën, e cila sfidën e lënë në mes vitin e kaluar, u rikthye për ta përfunduar këtë vit, me një forcë fizike dhe psikologjike të jashtëzakonshme”, ka shkruar Rama.

Buzo gjatë rrugëtimi, ka ndaluar shumë pak duke pirë ujë dhe udhëtimi ka qenë konstant. Nuk ka pasur asnjë problem gjatë udhëtimit prej 34 orësh. Në momentin e mbërritjes, Eva nuk ishte në gjendje të flasë për shkak të kalçifikimit të gojës nga kripa. Gjendja e saj është shumë e mirë.

Të ngjashme