3500 vdekje të parakohshme në vit si pasojë e ndotjes së ajrit në Kosovë

Prishtinë | 29 Nën 2018 | 10:15 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ndotja e ajrit në Kosovë po del të jetë një nga shqetësimet më të mëdha.

Ky shqetësim u ngrit sot në një panel diskutimi ku pjesë ishin përfaqësues komunalë, përfaqësues nga Ambasadat si dhe nga UNDP-ja.

Aty u prezantuan 13 pika të cilat dërgojnë drejtë mbrojtjes së ajrit në Kosovë.

Visar Azemi, drejtor i organizatës “Ballkan Green Fundation”, tha se gjendja e ndotjes është alarmante ngase gjatë një viti kemi 3500 vdekje nga ndotja.

“Edhe këtë vit Kosova po përballet me probleme të ndotjes të cilat qytetarët e Kosovës po përballen tash e disa ditë, kjo temë u aktivizua kur Ambasada Amerikane filloi të bëj indeksin për ndotjen në Kosovë. Shkaktarët e kësaj ndotje, janë dy termocentralet dhe transporti i stërngarkuar. Numri i vdekjeve të parakohshme është alarmant mbi 3500 në vit. Gjithsesi kritikat kanë shkuar drejt qeverisë së Kosovës sepse ata duhej të jenë bartësit kryesorë të zgjidhjes së problemit. Ua kemi lehtësuar këtë nëpërmes një fletushke e cila përmban 13 masat e mbrojtjes të adresuar për qeverinë e Kosovës”, ka thënë Azemi , raporton Ekonomia Online.

Ambasadori francez në Kosovë, Didier Chabert tha se Kosova ka nevojë të veprojë në mënyrë dinamike për masat e mbrojtjes.

“Kosova ka nevojë të veprojë në mënyrë dinamike për masat e mbrojtjes. Sa i përket çështjes së cilësisë së ajrit është një plan i veprimit 2017 2019 që është krijuar por duhet konstatuar se cilësia e ajrit mbetet problematike. Kjo temë nuk flitet gjatë pranverës dhe verës por kthehet në dimër. Ndotja e ajrit varet nga faktorë të ndryshëm, pari përzierja energjetike, kjo është shqetësuese, termocentralet në Obiliq janë të vjetra edhe pse BE-ja investon në filtra për pastrim, por kjo nuk mjafton”, ka thënë ambasadori francez, raporton EO.

Ai ka përmndur edhe shkaktarë të tjerë e që kanë të bëjnë me urbanizimin.

“Mos të harrojmë faktorët qe kanë të bëjmë me urbanizimit në Kosovë, ka pamjaftueshmëri të hapësirave të vjetra. Gjithë kjo nënkupton që nuk ka pasur planifikim urban për qytetin e Prishtinës. Çështja e naftës dhe karburanteve mbetet problematike pasi ato nuk janë të kontrolluara. Duhet të them se kjo problematikë, nuk është unike vetëm për Kosovën, por kjo ndodhë edhe në shtetet e mëdha. Çështja e mjedisit është mjaftë e rëndësishme”, tha ai.

Shqetësuese, ambasadori francez po thotë se janë vdekjet e që nuk janë pak në numër.

“Rreth 3500 persona vdesin çdo vit në Kosovë si pasojë e ndotjes nuk e di nëse këto të dhëna janë të sakta, nëse po kjo është mjaftë shqetësuese. Kosovarët kanë të drejtë të marrin frymë lirshëm dhe ajër të pastër. BE-ja është interesuar të ndihmojë në këtë fushën”, ka thënë ai.

Ulirika Richardson, shefe e Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNDP), tha se duhet mobilizim për të luftuar ndotjen e ajrit.

“Arsyeja që po takohemi sot është konferenca për çështjet e ndotjes së ajrit që do organizohen gjatë ditëve në vijim. Për të mobilizuar përpjekjet BE-ja është akterë relevantë nga publiku janë ato që krahasojnë nevojën për mobilizim të shoqërisë civile për të mbrojtur veten e tyre para një rreziku. E kemi kapacitetin të mobilizohemi për diçka të mirë”, tha Richardson.

 

Të ngjashme