Një konflikt me armë mbrëmjen e djeshme në provincën e Pisa, Itali, i solli vdekjen një 36-vjeçari shqiptar.
Përplasja dyshohet se kishte për motiv hakmarrjen.
Viktima 8 vite më parë ka qenë autor i një vrasjeje në Shqipëri ku ka kryer dhe disa vite burg. Më pas është zhvendosur në Toskana të Italisë. Policia italiane ka ngritur postoblloqe e patrulla kontrolli në rë gjithë rajonin e është në kërkim të autorëve.
Nga burime hetimore, mediat italiane thonë se 36-vjeçar, i vrarë me armë zjarri ndodhej në një makinë që drejtohej nga një person tjetër. Më pas makina ka përshkuar disa metra më tutje për të kërkuar ndihmë në një lokal.
Njerëzit u përpoqën që të jepnin ndihmën e parë, por nuk u arrit që të shpëtohej.
Ngjarja mendohet se ka ndodhur rreth orës 19:30 minuta në një zonë që nuk ishte e banuar. Sipas dëshmive të para thuhet se autorët janë larguar me një makinë me ngjyrë të errët.