Në Spitalin e Vushtrrisë janë duke u trajtuar 38 pacientë për Coronavirus, 4 janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe 23 të tjerë janë me oksigjenoterapi.
Në përgjigjen e Spitalit të Vushtrrisë për Gazetën Sinjali thuhet se 30 prej tyre janë të konfirmuar se janë të infektuar me Coronavirus.
Ndërsa 8 persona që janë duke u trajtuar në spital, ende nuk janë të konfirmuar se janë të infektuar me koronavirus.
Në mesin e të infektuarve me koronavirus në Spitalin e Vushtrrisë “Sheikh Zayed” ka edhe staf mjekësor.
Në përgjigjen e tyre thuhet se 8 infermierë dhe 1 staf tjetër mjekësor janë të infektuar me Coronavirus.