38 të vrarë nga një sulm i IS-it në afërsi të një kampi refugjatësh

Prishtinë | 03 Maj 2017 | 08:50 | Nga

Një grup monitorues ka thënë se në një sulm të kryer nga militantët e Shtetit Islamik, më 2 maj, pranë një kampi të refugjatëve në verilindje të Sirisë, janë vrarë të paktën 38 persona.

Vëzhguesi sirian për të Drejtat e Njeriut, ka thënë se mbi 30 persona të tjerë janë plagosur në këtë sulm, që ndodhi në një kamp të refugjatëve, në fshatin Rajm al-Salibi, që gjendet në afërsi të kufirit mes Sirisë dhe Irakut.

Kampi i sulmuar gjendet në territorin e kontrolluar nga Forcat Demokratike Siriane, që mbështeten nga Shtetet e Bashkuara.

Forcat Demokratike Siriane, një koalicion i milicive kurde dhe arabe, gjatë vitit të kaluar kanë arritur të marrin nën kontroll nga IS-i, pjesë të konsideroheshme të territorit në veri të Sirisë.

Tani këto forca po luftojnë që të zmbrapsin militantët nga qyteti Raqqa.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme