Në një studim të bërë kohët e fundit në Britani, zbulohet mosha kur partneri apo partnerja ka më shumë gjasa t’ju tradhtojë.
39-ta është e rrezikshme!
Ky studim është realizuar nga “Illicit Encounters”, një kompani e cila mundëson takime midis personave që janë të lidhur, apo martuar me njerëz të tjerë.
Kompania arriti në këtë përfundim pas anketimit të 1 mijë personave, shto këtu edhe 1 milion klientët e tyre. Ata zbuluan gjithashtu se viti i fundit i çdo dekade të plotë është gjithashtu një “pikë e nxehtë”, pra moshat 29, 39, 49…
Ata i pyetën të anketuarit edhe për arsyet që i çuan në tradhti.
Ja cilat janë ato:
1. Mungesa e kënaqësisë në shtrat
2. Kënaqësia e çastit
3. Të qenit i/e mërzitur me partnerin apo partneren aktuale
4. Takimi me një ish-partner apo ish-partnere
5. Dëshira për ndryshim