4 gjëra që vënë re miqtë tuaj kur i ftoni për darkë

Prishtinë | 14 Kor 2023 | 19:54 | Nga Ekonomia Online

Të gjithë duam që të ftuarit dhe miqtë që vijnë rrallëherë në shtëpinë tonë, veçanërisht ata që vijnë për herë të parë, të largohen nga shtëpia me mbresa të mira dhe të kënaqur.

Për këtë duhet të dini se, ushqimi, ambienti i dhomës së ndenjes kanë po aq rëndësi sa enët e qerasjes dhe servirjes.

Nuk ka rëndësi nëse miqtë do të qëndrojnë për darkë, apo do të largohen pas një kafeje të shpejtë. Ju keni në dorë t’i kënaqni ata dhe të lini mbresa dhe këtë mund ta arrini përmes disa këshillave.

Këto janë enët e servirjes dhe gjërat që miqtë venë më shumë re kur shtroni tryezën:

Mënyra e shtrimit të tryezës

Shtruarja e një tryeze elegante për miq dhe të afërm tingëllon një ide e mrekullueshme, deri në kohën që na duhet ta planifikojmë atë. Organizimi i darkës nis të bëhet stresues, teksa fillojmë të konsiderojmë të gjitha variablat, nga gatimi, te shërbimi apo mënyra për të krijuar atmosferë.

Gotat e verës

Kristali i pastër dhe i fortë është i sigurt dhe ideal për përdorim të përditshëm dhe lë mbresa tek kushdo.

Enët e servirjes

Lugët, pirunët, thikat elegante të përbëra nga çeliku inoks janë një zgjidhje nëse ky është një rast i veçantë apo thjesht një darkë e zakonshme.

Ushqimi

I fundit, por jo më pak i rëndësishmi. Miqtë do të vlerësojnë gjithmonë një recetë të gatuar nga ju në shtëpi. Provoni të gatuani recetën tuaj të preferuar, që e keni të mësuar nga nëna apo gjyshja. Nuk ka rëndësi nëse nuk e keni arritur atë që doni, miqtë e vërtetë e vlerësojnë mundimin dhe mos harroni, aty ku ka aromë të mirë ka dhe biseda të bukura.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme