Trumpi ia ndalon administratës pjesëmarrjen në darkën e gazetarëve të Shtëpisë së Bardhë

Prishtinë | 24 Pri 2019 | 09:34 | Nga Ekonomia Online

Presidenti amerikan, Donald Trump, ua ka ndaluar anëtarëve të stafit dhe administratës së Shtëpisë së Bardhë të marrin pjesë në darkën e Shoqatës së Korrespodentëve të Shtëpisë së Bardhë që mbahet të shtunën, kanë bërë të ditur zyrtarët amerikanë, raporton Reuters.

Trumpi tashmë ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në darkën e përvitshme, duke paralajmëruar në mbrëmjen e së shtunës do të jetë në një tubim në Wisconsin, por nuk kishte vendosur nëse ndonjëri prej anëtarëve të kabinetit do të merrnin pjesë në darkën e gazetarëve.

Askush nga kabineti dhe nga anëtarët e administratës së Shtëpisë së Bardhë të drejtuar nga sekretari i kabinetit, Bill McGinley, nuk do të marrin pjesë. Është bërë e ditur se shumë zyrtarëve u ishin dërguar ftesat për pjesëmarrje.

“Presidenti dhe anëtarët e administratës së tij nuk do të marrin pjesë në darkën e Korrespodentëve të Shtëpisë së Bardhë sivjet. Në vend të kësaj, të shtunën në mbrëmje, presidenti Trump do të udhëtojë drejt Green Bayt, Wisconsin, ku do të ketë një tubim fushate”, ka bërë të ditur një zyrtar administrate në kushte anonimiteti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme