Gërvalla publikon shifrat e dhunës në familje: Gati 20 mijë raste për shtatë vjet

Prishtinë | 25 Nën 2026 | 10:30 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka bërë të ditur se në Kosovë, nga viti 2019 deri në tetor të vitit 2026, janë regjistruar 19 mijë e 916 raste të dhunës në familje, ndërsa në të njëjtën periudhë janë vrarë 33 gra.

Këto të dhëna ajo i ka bërë publike me rastin e hapjes zyrtare të fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, së cilës i është bashkuar edhe Kosova.

Gërvalla ka theksuar se dhuna nuk kufizohet vetëm në sulmet fizike, por përfshin edhe kërcënimin, kontrollin, poshtërimin dhe frikësimin.

Ajo u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos heshtin dhe të mos e tolerojnë dhunën, duke theksuar rëndësinë e raportimit të rasteve dhe reagimit të menjëhershëm institucional.

Të ngjashme