Oraret e gjata të punës, i ftohti i stinës si dhe shumë angazhime të tjera ju bëjnë të ndiheni të lodhur. Ju sjellim 4 këshilla sesi të ndiheni më energjik.
Konsumoni një drekë të lehtë
Hani diçka të lehtë për drekë. Ushqimet e rënda do t’ju shtojnë lodhjen tuaj, gjithashtu duhet të hiqni dorë nga zakoni për të ngrënë një copë tortë gjatë mesditës. Ushqimet që përmbajnë sheqer të shtuar rrisin presionin e gjakut, duke dhënë efektin e menjëhershëm të qetësisë. Duke rënë presioni i gjakut bien edhe energjitë tuaja, gjë që çon në mungesën e përqendrimit dhe të performancës.
Merrni më shumë proteina
Keni nevojë për më shumë proteina, sepse ato i japin energji trupin tuaj. Ushqehuni me produkte të pasura me proteina për mëngjes të tilla si: kos, qumësht, djathë dhe vezë, në mënyrë që t’i jepni energji trupit tuaj.
Merrni vitaminat e nevojshme
Për të shmangur këputjen pasdite, ju mund të pini multivitamina në drekë.
Merrni ajër të pastër
Pas një dite të gjatë në zyrë, trupi juaj kërkon oksigjen. Ecni 10 minuta në ajër të pastër dhe do të ndiheni më mirë.