Kryetari i Partisë Popullore Vuk Jeremiq pohon se kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq planifikon që më 4 nëntor (të këtij viti) të shpallë referendumin për Kosovën bashkë me zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, transmeton Koha.net.
Jeremiq mendon se Perëndimit i nevojitet nënshkrimi i Serbisë në Marrëveshjen e cila Kosovës do t’ia mundësonte anëtarësimin në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, ka thënë ai për tv nasha. Sipas tij Vuçiq planifikon t’i përfundojë bisedimet për këtë marrëveshje.
Ai ka theksuar se është shumë i kënaqur me fillimin e aksionit të partisë së tij “Një nënshkrim më pak” dhe ka shtuar se në ditën e parë të fillimit të aksionit, shumë qytetarë kanë dhënë nënshkrimin kundër marrëveshjes se Kosovës do të ia mundësonte anëtarësimin në OKB.