4 të vrarë dhe 24 të plagosur pas sulmit izraelit pranë spitalit të Bejrutit, thotë MSh-ja libaneze

Prishtinë | 22 Tet 2024 | 07:46 | Nga Ekonomia Online

Të paktën katër persona janë vrarë dhe 24 janë plagosur pas një sulmi izraelit pranë Spitalit Universitar Rafik Hariri.

Më herët u raportua për sulm në spitalin më të madh të Bejrutit. Fillimisht, numri i të vrarëve u tha se ishte tre, me dhjetëra të plagosur.

Megjithatë, kjo është rritur tashmë në katër të vdekur dhe 24 të plagosur, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Libanit, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.

Të ngjashme