Misioni juaj është të hani diçka të lehtë, të shpejtë dhe ushqyese që do t’ju japë energjinë e nevojshme.
Ndaj ne do t’ju rendisim katër ushqimet që nuk duhen ngrënë në drekë:
1. Makaronat
2. Hamburgeri dhe patatet e skuqura
3. Një sanduiç i përgatitur nga dyqanet e fast food-eve
4. Torta e ditëlindjes së kolegut tuaj
Brumërat dhe ëmbëlsirat janë pa diskutim ushqimet që ne nuk do t’i refuzonim kurrë, por duhet bërë për aq kohë sa ndikojnë negativisht në shëndetin tonë.
Edhe nëse ndodh të tundoheni, këshillohet ti konsumoni në sasi minimale.
Një sanduiç apo hamburger shoqëruar me patate të skuqura është “mëkati” më i madh i një vakti. Mund ti zëvendësoni ato, me ushqime të shëndetshme dhe bio si sallatat dhe supërat me perime. Trupi juaj do t’ju falënderojë!