Torta me hashash aksidentalisht shërbehet në një funeral në Gjermani

Prishtinë | 30 Tet 2019 | 12:55 | Nga Ekonomia Online

Policia thotë se një funeral në Gjermaninë Lindore përfundoi me drogim të pavullnetshëm të pjesëmarrësve kur atyre iu servua aksidentalisht ëmbëlsira me hashash.

Policia e Rostock tha pas varrimit në Wiethagen, ceremonia vazhdoi në një  restorant për kafe dhe tortë, siç është edhe zakoni në Gjermani.

Por pasi e hëngrën tortën, 13 persona patën  mundime dhe marramendje dhe iu deshtë trajtimi mjekësor, raporton AP, transmeton Klan Kosova.

Një hetim policor zbuloi se një punonjëse e restorantit  i kishte kërkuar vajzës 18 vjeçare të saj t’i piqte ëmbëlsirat.

Sidoqoftë, nëna e 18 vjeçares e mori gabimisht tortën me marihuanë që adoleshentja e kishte bërë për një rast tjetër.

Policia tha se adoleshentja është nën hetim.

Incidenti ndodhi në gusht, por nuk u publikua më herët për shkak se familja ishte në zi, transmeton Klan Kosova

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme