40 aktivistë të rinj largohen në grup nga Vetëvendosje

Prishtinë | 25 Jan 2018 | 16:11 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Një grup prej rreth 40 aktivistësh, kryesisht të rinj, të Lëvizjes Vetëvendosje kanë dhënë dorëheqje nga kjo parti, si pasojë e shpërfilljes dhe arrogancës nga grupi i Albin Kurtit.

Në mesin e të dorëhequrve janë Nol Nushi dhe Teuta Rrusta, që kanë qenë pjesë e Sekretariatit të Përgjithshëm; Zgjim Hyseni dhe Adea Batusha, kandidate për deputete të Kuvendit të Kosovës, e cila është dënuar me 2 vjet burgim për rastin e sulmit ndaj kuvendit të Kosovës.

Në një konferencë për shtyp, Teuta Rrusta tha se Lëvizja Vetëvendosje është shndërruar në arenë luftash për pozita.

“Një pjesë e aktivistëve të cilët kanë qenë pjesë e këtij angazhimi më nuk do të jenë pjesë e Vetëvendosjes. Lëvizja është arenë luftash për pushtet, ka garë se kush cilin pozicion po e merr. E na këtu më nuk mund ta gjejmë vetën. Zhvillimet nga ngjarjet e tetorit 2016 na kanë bërë me dije se në Lëvizje është shkel çdo limit dhe kjo është e mjaftueshme me ditë që e vetmja rrugë është ndarja”, tha ajo.

Ajo tha që këto dorëheqje janë mundësi për Lëvizjen Vetëvendosje që të reflektojë, raporton EO.

“Ne kemi dëgju fjali të tilla si nuk jeni këtu me mendu po jeni këtu për me kry punën e juaj. Ne jemi që të kritikohemi por nuk jemi kritikuar por jemi akuzuar që jemi pjesë e grupeve të dyshimta. Është e rëndësishme me u kuptu dalja jonë si një mundësi për Lëvizjen me pa vetën në pasqyre”, tha ajo

Ish-koordinatori Sekretariatit te Përgjithshëm në Vetëvendosje, Nol Nushi, tha se dalja e gjithë këtyre aktivistëve është pasojë e arrogancës që tregoi Kurti, ku qëllim i tij nuk ishte organizata por përfitimet personale.

“Sekretariati përveç punëve teknike ka pas rol prerës ne aksionet e Vetëvendosjes. Bashkë me aktivistet vullnetarë është organizuar çdo punë e Lëvizjes, me ta është investuar me vite të tëra në Vetëvendosje. Vitin e fundit programi dhe ideja u thirren ne emër të individit, na thanë që Albini është vet ideja, është vet organizata e madje na u tha qe është baba. Ngjarjet e muajve të fundit na shuan çdo shpresë. Shpërfillja dhe arroganca që tregoi Albini, tregoj që ai më nuk brengosej për organizatën por vetëm për veten e tij. Ne sot po largoheni nga Lëvizja shumë krenar e aspak pishman qe kemi dhënë kontribut”, tha Nushi, raporton EO.

Anëtarët e kësaj partie fillimisht kishin dërguar një ftesë për medie, ku kërkonin që mediet të përcillnin konferencën e jashtëzakonshme.

Lëvizja Vetëvendosje menjëherë reagoi duke thënë se personat që e kanë dërguar këtë komunikatë nuk përfaqësojnë Lëvizjen Vetëvendosje.

 

 

Të ngjashme