40% e mësimdhënësve e konsiderojnë të humbur këtë vit shkollor

Prishtinë | 18 Dhj 2020 | 10:44 | Nga Aulona Sylaj

Instituti “EdGuard” ka publikuar raportin mbi mbarëvajtjen e mësimit në pandemi, raporton Ekonomia Online.

Bazuara në të dhënat e nxjerra nga raporti del se mësimëdhënës të infektuar me Covid-19 kanë qenë 2 301, kurse nxënës 1 649.

Përderisa 40% e mësimdhënësve po e konsiderojnë të humbur këtë vit shkollor, tha Mirlind Behluli, prezantues i hulumtimit.

Ai shtoi se 59 për qind e nxënësve mendojnë që pandemia ka ndikuar për të keq në mësimnxënie.

“Numri i të infektuarve nëpër shkolla 2 301 janë mësimdhënës dhe 1 649 nxënës mga kjo konstatojmë se rikthimi në shkolla ka qenë i duhur vendimi”.

“40 për qind e mësimdhënësve kosovarë mendojnë që ky vit shkollorë është i humbur. Gjysma e mësimdhënësve thonë se pandemia ka ndikuar për të keq në mësimnxënie”.

“59 për qind e nxënësve mendojnë që pandemia ka ndikuar për të keq në mësimnxënie. Çdo i dyti nxënës nuk posedon kompjuter gjë që e pamundëson mësimin online”.

Kurse drejtori i këtij instituti, Rinor Qehaja tha se në raport janë vlerësuar mësimi në këtë periudhë dhe mundësia e kthimit në shkolla, raporton EO.

“Ky raport ka për qëllim vlerësimin e kësaj periudhe dhe mundësinë e rikthimit të mbajtës së mësimit në shkolla”.

Të ngjashme