40 minuta pritje në Merdarë për të dal nga Kosova

Prishtinë | 10 Jan 2026 | 08:41 | Nga Ekonomia Online

Qendra për Menaxhim Kufitar, i ka përditësuar të dhënat rreth pritjeve në pikat kufitare të Kosovës.

Bazuar në këto të dhëna, pritjet më të mëdha për të dal nga Kosova, janë në Merdarë e që shkojnë deri në 40 minuta.

Ndërkaq në pikat e tjera, pritjet nuk janë më të gjata se 5 minuta.

Ditëve të fundit, pas mbarimit të festave të fundvitit, vërehet një fluks më i madh në pikat kufitare shkaku i mërgimtarëve të cilët me të mbaruar pushimet shkuan drejt vendeve ku jetojnë dhe punojnë.

Të ngjashme