40 të infektuar të ri me Coronavirus në Maqedoninë e Veriut në 24 orët e fundit

Prishtinë | 21 Maj 2020 | 15:55 | Nga Ekonomia Online

Janë regjistruar 40 raste të reja me Coronavirus në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut. Ky është numri më i lartë i të infektuarve në shtetin fqinj që nga 16 prilli, kur ishin shënuar 107 raste.

Po ashtu nga Instituti i Shëndetit Publik në Maqedoninë e Veriut është thënë se janë shëruar 11 perzona. Në 24 orët e fundit janë bërë 549 testime. Ndërkohë brenda 24 orëve të fundit ka vdekur një person nga COVID-19.

Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuar me Coronavirus në Maqedoninë e Veriut është 1898, ndërsa prej tyre 1378 janë shëruar. 111 raste kanë përfunduar me fatalitet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme