“Kurrë nuk është tepër vonë për të qenë ajo që ju mund të ishit” – George Eliot
“Është e habitshme se sa persona kalojnë përmes jetës, pa e pranuar asnjëherë, se ndjenjat e tyre ndaj njerëzve të tjerë, përcaktohen kryesisht nga ndjenjat e tyre ndaj vetvetes, dhe në qoftë se nuk jeni të kënaqur në veten tuaj, nuk mund ndjeheni rehat as me të tjerët” – Sidney J . Harris
“Dita më e mirë e jetës tuaj, është ajo në të cilën vendosni që jeta juaj është vetëm e juaja. Pa falje apo justifikime. Askush ku të mbështeteni, apo fajësoni. Dhurata është e juaja – ajo është një udhëtim i mahnitshëm – dhe vetëm ju jeni përgjegjës për cilësinë e tij. Kjo është dita kur fillon me të vërtetë jeta juaj”- Bob Moavad
“Ai që beson tek vetja, nuk ka pse bind të tjerët. Ai që është i kënaqur me veten, nuk ka nevojë për miratimin e të tjerëve. Atë që e pranon veten e tij ashtu si është, e gjithë bota do ta pranojë” – Lao-Tzu
“NUk ka rëndësi si ju thërrasin, rëndësi ka cilës thirrje ju i përgjigjeni” – V. C Fields
“Askush nuk ju bën dot të ndiheni inferiorë, pa miratimin tuaj” – Eleanor Roosevelt
“Kurrë mos e ul kokën. Gjithmonë mbaje lart. Shihe botën drejt e në sy” – Helen Keller
“Shumë njerëz e mbiçmojnë atë që nuk janë dhe e nënvlerësojnë atë që janë” – Malcolm S. Forbes
“Për të vendosur respektin real ndaj vetes, ne duhet të përqëndrohemi në sukseset tona dhe të harrojmë dështimet dhe negativen në jetën tonë” – Denis Uaitley
“Asnjëherë mos u trembni që të heshtni. Kurrë mos lejoni që të bëheni një viktimë. Mos pranoni përkufizimin e askujt për jetën tuaj, por përkufizojeni vetë veten tuaj” – Harvey Fierstein
“Për sa kohë që ju shikoni nga dikush tjetër për të vleftësuar se kush jeni, duke kërkuar miratimin e tyre, ju jeni nisur drejt katastrofës. Duhet të jeni të tërë dhe të plotë në veten tuaj. Askush nuk jua jep dot këtë. Ju duhet të dini kush jeni. Ajo që thonë të tjerët është e parëndësishme” – Nic Sheff
“Unë nuk miratoj tërësisht disa nga gjërat që kam bërë, apo që jam, apo që kam qenë. Por unë jam unë. Zoti e di, unë jam unë” – Elizabeth Taylor
“Çdo gjë që ndodh me ju është reflektim i asaj që ju besoni në lidhje me veten tuaj. Ne nuk mund të bëj më mirë, se sa niveli ynë i respektit për veten. Ne nuk mund të tërheqim nga vetja jonë, më shumë se sa ajo që mendojmë se vlejmë” – Iyanla Vanzant
“Ajo që ne perceptojnë për veten është në masë të madhe, një reflektim se si do të përfundojmë duke e jetuar jetën tonë” – Stephen Richards
“”Nëse ju nuk e dini atë që doni, kurrë nuk do ta gjeni atë. Nëse nuk e dini se çfarë meritoni, gjithmonë do të kënaqeni me më pak. Do të lëvizni pa objektiv, krejt të mpirë, në zonën tuaj të rehatisë, duke pyetur se si vallë jeta juaj përfundoi këtu. Jeta fillon tani, jeto, dasho, qesh dhe le të shkëlqejë drita juaj” – Rob Liano
“Fisnike dhe e madhe. E guximshme dhe e vendosur. Besnike dhe e patrembur. Kjo është ajo që jeni dhe që keni qenë gjithmonë. Dhe dijeni që mund të ndryshojë jetën tuaj, sepse vetëdijësimi për këtë gjë, mbart një besim që nuk mund të dyfishohet në ndonjë mënyrë tjetër” – Sheri L. Deu
“Jeta nuk është e lehtë për asnjë nga ne. Edhe? Ne duhet të kemi këmbëngulje dhe mbi të gjitha besim në veten tonë. Ne duhet të besojmë se jemi të talentuar për diçka, dhe se kjo gjë, me çfarëdo kostoje, duhet të arrihet” – Marie Curie
“Mos prisni derisa çdo gjë të jetë thjeshtë e drejtë. Kurrë nuk do të jetë e përkryer. Do të ketë gjithmonë sfida, pengesa dhe kushte më pak se të përsosura. Edhe çfarë? Fillo tani. Me çdo hap që bëni, do të rriteni gjithnjë e më të fortë, më të aftë, me më shumë vetë-besim dhe do të jeni padyshim, më të suksesshëm” – Mark Victor Hansen
“Mos guxoni, qoftë edhe për një sekondë, të rrethoheni me njerëz që nuk janë të vetëdijshëm për madhështinë tuaj” – Jo Blackuell-Preston
“Mos i zhgënjeni pritshmëritë. Dilni dhe bëni diçka të jashtëzakonshme” – Uendy Uasserstein
“Qoftë nëse mendon se mundesh, qoftë nëse mendon që nuk mundesh, ke të drejtë” – Henry Ford
“Më duhej të rritesha, që ta doja trupin tim. Nuk kisha një imazh të mirë për veten time, në fillim. Më në fund, kuptova që ose do ta urrej, ose do ta dua veten. Dhe zgjodha ta dua. Dhe pastaj, gjithcka buroi prej aty. Gjërat që mendoja se nuk ishin tërheqëse, u bënë seksi. Vetëbesimi të bën seksi” – Queen Latifah
“Do të doja të të tregoja, kur je vetëm apo në errësirë, dritën e mrekullueshme të qenies tënde” – Hafiz
“Ne jemi, secili, të talentuar në një mënyrë unike dhe të rëndësishme. Është privilegji ynë dhe aventura jonë për të zbuluar vetë dritën tonë të veçantë” – Mary Dunbar
“Të jesh e bukur, do të thotë të jesh vetvetja. Ju nuk duhet të pranoheni nga të tjerët. Ju duhet të pranoni veten tuaj” – Thich Nhat Hanh
“Nëse jeni fshehur e maskuar për një kohë të gjatë, do të jetë e vështirë për pasqyrën që t’ju njohë. Në fund të ditës, shpresoj që të bëheni personi që të tjerët nuk presin që të jeni” – Dodinsky
“Të gjitha gjërat e mrekullueshme janë arritur nga ata që guxuan të besojnë se diçka brenda tyre ishte superiore ndaj rrethanave” – Bruce Barton
“Duke qenë vetvetja, ju vendosni diçka të mrekullueshme në botë, që nuk ishte aty më parë” – Edvin Elliot
“Gëzoju trupit tënd. Përdore atë në çdo mënyrë që mundesh. Mos kij frikë prej tij ose çfarë mendojnë të tjerët për të. Është instrumenti më i madh do të zotërosh ndonjëherë” – Mary Schmich
“Ju jeni aq të mahnitshme, sa e lini veten të jeni. Më lejoni të përsëris: Ju jeni aq të mahnitshme, sa e lini veten të jeni” – Elizabeth Alraune
“Ju jeni e mrekullueshme. E vlefshme. Me vlerë. E dashur. Jo sepse të tjerët mendojnë kështu. Vetëvlerësimi vjen nga vetëm një burim: vetvetja” – Karen Salmansohn.
“Që në fillimi ju thuhet që të krahasoni veten me të tjerët. Kjo është sëmundja më e madhe; ajo është si një kancer që shpie në shkatërrimin e shpirtit tuaj, sepse çdo individ është unik, dhe krahasimi nuk është i mundur. Unë jam vetëm unë dhe ju jeni vetëm vetja juaj. Nuk ka asnjë tjetër në botë me të cilin mund të krahasoheni” – Osho
“Dikur kisha frikë se njerëzit do të thonin: E cila mendon se është ajo? Tani kam kurajën të ngrihem e të them: Kjo jam unë” – Oprah Uinfrey
“Ji vetvetja. Nëse nënvlerësoni veten për të kënaqur njerëzit, ose që përshtateni, ose që të mos fyeni askënd, ju humbni fuqinë, pasionin, lirinë dhe gëzimin e të qenit unike. Është shumë më e lehtë të duash veten, kur ju jeni duke qenë vetvetja” – Dan Coppersmith
“Një herë që ne besojmë në veten tonë, ne mund të riskojmë për kuriozitetin, çudinë, kënaqësinë spontane, apo cdo përvojë që zbulon shpirtin e njeriut” – E. Cummings
“Ti ose qëndron brenda historisë tënde dhe e zotëron atë, ose qëndron jashtë dhe mundohesh shumë për të gjetur vlerën tënde” – Brene Broun
“Përqafimi i vetvetes rrezaton një bukuri natyrore që nuk mund të zbehet apo injorohet. Duhet të jesh me vetëbesim, i pazbutur, i fuqishëm” – Steve Maraboli
“Të duash të jesh dikush tjetër, është një shpërdorim i personit që je” – Kurt Cobain
“Pranoni gjithçka në lidhje me veten tuaj – Dua të them, çdo gjë. Ju jeni ju, dhe ky është fillimi dhe mbarimi. Asnjë kërkesë falje, asnjë keqardhje” – Clark Moustakas
“Frika jonë më e thellë nuk është se jemi të pamjaftueshëm. Frika jonë më e thellë është se jemi të fuqishëm, përtej cdo mase. Eshtë drita jonë, jo errësira jonë, që na tremb më shumë. Ne pyesim veten: Kush jam unë, që të jem brilante, e mrekullueshme, e talentuar? POr pyetja është: Kush je ti, që të mso jesh? Je një fëmijë i Zotit. Nëse e zvogëlon vetveten, nuk i shërben botës. Ne të gjithë duhet të shkëlqejmë, ashtu si fëmijët. Dhe ndërsa e lëmë dritën tonë të shndërrijë, ne me vetëdije u japim të tjerëve lejë të bëjnë të njëjtën gjë. Teksa clirohemi nga frika jonë, prania jonë automatikisht cliron të tjerët” – Marianne Uilliamson