100 thënie inspiruese nga personalitete të shquara

Prishtinë | 13 Gus 2023 | 20:45 | Nga Ekonomia Online

Çdo mendje e ndritur e kohërave ka lënë trashëgiminë personale. Për disa janë veprat, për disa të tjerë aseti më i madh janë thëniet në letër.

Shumë prej tyre janë sfiduese, frymëzuese dhe interesante, optimiste, por vetëm të vërtetat, ato që i rezistojnë brezave janë më të vlefshmet.

Lexoni 100 thëniet më inspiruese nga personalitete të shquara botërore:

  1. Kur çdo gjë shkon kundër teje, kujto që avioni gjithmonë ecën kundër erës, jo me të – Henry Ford
  2. Ne bëhemi çfarë mendojmë – Earl Nightingale
  3. Jeta duhet bërë për të lënë një impakt, jo për të bërë të ardhura – Kevin Kruse
  4. Çfarëdo që mendja e njeriut mund të konceptojë dhe besojë, mund ta arrijë – Napoleon Hill
  5. Dy ditët më të rëndësishme në jetën tënde janë kur lind dhe ditën që zbulon pse linde – Mark Twain
  6. Mos u përpiq të kesh sukses, por përpiqu të jesh një vlerë – Albert Einstein
  7. Edukimi kushton para. Por më shtrenjtë kushton injoranca – Sir Claus Moser
  8. Unë zgjodha rrugën më pak të shkelur. Kjo bëri diferencën –  Robert Frost
  9. Ia atribuoj suksesin këtij veprimi: Nuk pranoj apo bëj justifikime – Florence Nightingale
  10. Ju nuk ja dilni në 100% mundësitë që nuk shfrytëzoni – Wayne Gretzky
  11. Kam gabuar në 9000 gjuajtje në karrierën time. Kam humbur 300 ndeshje. 26 herë më është besuar gjuajtja e fundit dhe e kam gabuar. Kam dështuar mijëra herë në jetë. Dhe kjo është arsyeja pse arrita të kem sukses – Michael Jordan
  12. Gjëja më e vështirë është vendimi për të vepruar, pjesa tjetër është thjesht këmbëngulje – Amelia Earhart
  13. Çdo lëvizje më sjell më afër qëllimit tim – Babe Ruth
  14. Përcaktimi i qëllimit është fillimi i arritjes – Clement Stone
  15. Jeta nuk është të marrësh dhe të kesh, është të japësh dhe të jesh – Kevin Kruse
  16. Jeta është ajo çka të ndodh ndërkohë që ti je i zënë duke bërë plane të tjera – John Lennon
  17. 20 vjet nga tani ne do të jemi më të zhgënjyer për gjërat që nuk bëmë, sesa nga gjërat që bëmë. Eksploro, ëndërro, zbulo – Mark Twain
  18. Jeta është 10% ajo që më ndodh mua, dhe 90% se si unë reagoj – Charles Suindoll
  19. Do të zhgënjehesh nëse dështon, por do të ndihesh i dënuar nëse nuk provon – Beverly Sills
  20. Kujto që asnjë nuk mund të bëjë të ndihesh inferior pa miratimin tuaj – Eleanor Roosevelt
  21. Jeta ka qenë, është dhe do të mbetet gjithnjë se si ne e bëjmë atë – Grandma Moses
  22. Mënyra më e zakonshme se si njerëzit i dorëzojnë fuqitë e tyre është se mendojnë se nuk kanë – Alice Walker
  23. Mendja është gjithçka. Çfarë mendon bëhesh – Buda
  24. Koha më e mirë për të mbjellë një pemë është para 20 vitesh. Koha e dytë më e mirë është tani. Proverb kinez
  25. Një jetë e pakontrolluar nuk ja vlen të jetohet – Sokrati
  26. 80% e suksesit është të tregosh që vlen – Woody Allen
  27. Jeta jote është e limituar, kështu që mos e shpenzo duke jetuar jetën e dikujt tjetër – Steve Jobs
  28. Të fitosh nuk është gjithçka, por të duash të fitosh po – Vince Lombardi
  29. Unë nuk jam produkt i rrethanave të mia. Jam produkt i vendimeve të mia – Stephen Covey
  30. Çdo fëmijë është artist. Problemi është si të vazhdosh të mbetesh artist kur rritesh – Picasso
  31. Nuk mund ta kalosh kurrë oqeanin nëse s’ke guxim të shohësh mbrapa që bregu nuk duket – Cristoforo Colombo
  32. Kam mësuar që njerëzit do ta harrojnë çfarë the, njerëzit do ta harrojnë çfarë bëre, por njerëzit nuk do ta harrojnë kurrë se si i bëre të ndihen – Maya Angelou
  33. Ose ti e bën ditën tënde ose dita të drejton ty – Jim Rohn
  34. Për çdo gjë që mendon se mund të bësh ose çfarë nuk mund të bësh, ke të drejtë – Henry Ford
  35. Çfarëdo mendon të bësh, apo e ke ëndërr, filloje. Guximi ka gjenialitet, pushtet dhe magji brenda – Johann Volfgang von Goethe.
  36. Hakmarrja më e mirë është suksesi masiv – Frank Sinatra
  37. Njerëzit shpesh thonë se motivimi nuk zgjat. Dakord, por edhe fjalët e këqija nuk kanë rezultat, prandaj motivimi këshillohet të jetë i përditshëm – Zig Ziglar
  38. Jeta zvogëlohet ose zgjerohet në proporcion të kurajos së dikujt – Anais Nin
  39. Nëse dëgjon brenda vetes një zë që thotë “nuk mund të pikturosh”,  atëherë nuk mund të pikturosh – Vincent Van Gogh.
  40. Kërko dhe do të të jepet, kërko dhe do të gjesh, trokit në dorë dhe do të të hapet – Jezusi
  41. I vetmi person që është e thënë të bëhesh, është personi që vendos ti vetë të bëhesh – Ralph Valdo Emerson
  42. Shko me besim drejt ëndrrave të tua. Jeto jetën që kishe imagjinuar – Henry David Thoreau
  43. Kur të takoj Zotin në fund të jetës sime, shpresoj të mos më ketë ngelur asnjë pikë talent dhe t’i them, e përdora të gjithë atë që më dhe – Erma Bombeck
  44. Më shumë se sa t’i vendosësh përgjegjësi një personi, është e mira t’i japësh besim për ta ndihmuar – Booker T. Washington
  45. Shumë gjëra t’i kap syri, por ndiq ato që të kap zemra – Proverbë indiane
  46. Beso që mundesh dhe je në gjysmë të rrugës – Theodore Roosvelt
  47. Çdo gjë që ti kërkon është në anën tjetër të frikës – George Addair
  48. Mund ta falim një fëmijë që është i frikësuar nga errësira, tragjedi e vërtetë është kur të rriturit kanë frikë nga drita – Platoni
  49. Fillo aty ku je. Përdor atë që ke. Bëj atë që mundesh – Arthur Ashe
  50. Kur isha 5 vjeç mamaja më thoshte që lumturia ishte kyçi i jetës. Kur shkoja në shkollë, më pyetën se çfarë doja të bëhesha kur të rritesha, shkruajta “të jem i lumtur”. Më thanë që nuk e kuptova pyetjen, dhe i thashë që ata nuk kuptonin jetën – John Lennon
  51. Rrëzohu 7 herë, dhe ngrihu 8 – Proverb japonez
  52. Kur një derë e lumturisë mbyllet, një tjetër hapet, por shikojmë aq shumë nga dera e mbyllur sa që nuk shohim atë që është hapur për ne – Helen Keller
  53. Çdo gjë ka bukuri, por jo të gjithë kanë sy të shohin – Konfuci
  54. Nëse e ëndërron, mund ta arrish – Zig Ziglar
  55. Sa e mrekullueshme është se askush nuk duhet të presë qoftë dhe një moment të vetëm për të filluar për të përmirësuar botën – Anne Frank
  56. Kur lë të shkojë personin që jam, filloj të jem ai që duhet – Lao Tzu
  57. Jeta nuk numërohet nga numri i frymëmarrjeve që marrim, por nga momentet kur na është marrë fryma – Maya Angeloi
  58. Lumturia nuk është diçka e bërë në moment. Vjen nga veprimet tona – Dalai Lama
  59. Nëse të ofrojnë një vend në një anije kozmike, mos pyet çfarë vendi, thjesht hip – Sheryl Sandberg
  60. Fillimisht ki një objektiv të qartë. Së dyti, gjej mjetet për ta arritur. Së treti përshtat mjetet – Aristoteli
  61. Mënyra më e mirë për të bërë punë të mirë, është të duash atë që bën – Steve Jobs
  62. Asgjë nuk është e pamundur – Audrey Hepburn
  63. Ose shkruaj diçka më me vlerë për t’u lexuar ose bëj diçka më me vlerë se sa të shkruarit – Benjamin Franklin
  64. Ndrysho mendimet dhe do të ndryshosh botën – Norman Vincent Peale
  65. Nuk mund të biesh nëse nuk ngjitesh. Por nuk ka asnjë gëzim nëse e jeton jetën në Tokë – Autor anonim
  66. Duhet ta besoj që jemi të talentuar në diçka, dhe kjo gjë duhet të gjendet me patjetër – Marie Curie
  67. Shumica nga ne nuk po jetojnë ëndrrat e tyre pasi po jetojnë frikërat që kanë – Les Brown
  68. Sfidat janë ato që e bëjnë jetën interesante dhe nëse i tejkalojmë ato kjo i jep jetës kuptim – Joshua Marine
  69. Nëse do të ngrihesh vetë, mundohu të ngresh dikë tjetër – Booker T. Washington
  70. Gjithmonë kam qenë i fiksuar me urgjencën e të bërit të gjërave. Dija nuk është mjaftueshëm, duhet të veprojmë – Leonardo Da Vinci
  71. Limitet jetojnë vetëm në mendjen tonë. Por nëse përdorim imagjinatën, mundësitë tona janë të pafundme – Jamie Paolinetti
  72. Merre jetën në dorë, dhe shiko ç’ndodh? Një gjë e tmerrshme, askush për t’u fajësuar – Erica Jong.
  73. Çfarë janë paratë? Sukses është të ngrihesh në mëngjes dhe të shkosh në darkë në krevat duke menduar se ke bërë çfarë ke dashur – Bob Dylan
  74. Nuk dështova në test. Gjeta 100 mënyra për ta bërë atë gabim – Benjamin Franklin
  75. Për të arritur sukses, dëshira për sukses duhet të jetë më e madhe se frika nga dështimi – Bill Cosby
  76. Një person që nuk bën asnjë gabim, nuk provon kurrë asgjë të re – Albert Einstein
  77. Një person që thotë se nuk mund të bëhet, nuk duhet të ndërpresë personin që po e bën atë – Proverb kinez
  78. Nuk ka trafik gjatë miljeve që bën shtesë – Roger Staubach
  79. Nuk është kurrë vonë për të qenë ai që duhet të ishe – George Eliot
  80. 76. Njeriu bëhet atë që beson se mund të bëhet – Oprah Winfrey
  81. Më mirë të vdes nga pasioni sesa nga mërzia – Vincent Van Gogh
  82. Një burrë vërtetë i pasur është ai, fëmijët e të cilit vrapojnë në krahët e tij kur i ka duart bosh – Autor i panjohur
  83. Nuk është çfarë ti bën për fëmijët, por çfarë u ke mësuar atyre të bëjnë për veten e tyre, kjo do t’i bëjë ata të suksesshëm – Ann Landers
  84. Nëse doni që fëmijët tuaj t’ia dalin, shpenzoni dyfish kohë me ta – Abigail Van Buren
  85. Ndërto ëndrrat e tua, ose ndonjëri do t’ju përdorë për të ndërtuar ëndrrat e tyre – Farrah Gray
  86. Betejat që kanë rëndësi nuk janë ato për medalje ari. Betejat brenda vetes tuaj. Betejat e padukshme brenda nesh janë ato që kanë rëndësi – Jesse Ovens
  87. Kam mësuar se kur dikush e mbledh mendjen, zvogëlohet frika – Rosa Parks
  88. Nuk ka rëndësi se sa ngadalë ecën, për aq kohë sa nuk ndalon – Konfuci
  89. Kur shikon tek gjërat që ke në jetë, gjithnjë do të kesh më shumë. Kur shikon tek gjërat që nuk ke në jetë, nuk do të kesh kurrë mjaftueshëm – Oprah Winfrey
  90. Kujtoni se kur jo gjithnjë merrni atë që doni, shpesh është një goditje e mrekullueshme e fatit – Dalai Lama
  91. Përdor kreativitetin, sa më shumë ta përdorësh aq më shumë do të kesh – Maya Angelou
  92. Ëndërro shumë dhe guxo të dështosh – Norman Vaughan
  93. Jeta jonë fillon për t’i dhënë fund ditës që heshtën për gjërat që patën rëndësi – Martin Luter King Jr.
  94. Bëj atë që mundesh, aty ku je, me çfarë të kesh – Teddy Roosevelt
  95. Nëse bën atë që ke bërë gjithnjë, do marrësh gjithnjë atë që ke marrë – Tony Robbins
  96. Ëndrrat, në fund të fundit janë një formë planifikimi – Gloria Steinem
  97. Është vendi yt në botë, është jeta jote. Bëj ç’të mundesh me të, dhe bëje për një jetë që ti dëshiron ta jetosh – Mae Jemison
  98. Pyetja nuk është se kush do më lërë, po kush do arrijë të më ndalojë – Ayn Rand
  99. Nuk kanë rëndësi vitet në jetë. Por jeta e kaluar në vite – Abraham Lincoln
  100. Ka vetëm një mënyrë për të shmangur kriticizmin: mos bëj asgjë, mos thuaj asgjë dhe ji thjesht asgjë – Aristoteli.

Të ngjashme