Thënie të urta për rininë dhe pleqërinë

Prishtinë | 17 Maj 2023 | 00:20 | Nga Ekonomia Online

Sado plak të jesh mund të rrosh edhe një vit tjetër; sado i ri të jesh mund të vdesësh në çdo ditë.

I rritur do të jeni atë ditë kur për herë të parë do të ngopeni së qeshuri me vetveten!

Kush është i shëndetshëm është i ri.

Rinia i ka të pastra qëllimet dhe ndjenjat e saj, ndaj ajo e percepton thellë me mendje edhe zemër të vërtetën.

Kur i rrituri i beson, i riu, krenar për besimin, burrërohet.

Veset e rinisë nuk duhen ruajtur deri në pleqëri, sepse pleqëria ka të sajat.

Do të sillemi gjithmonë përshtat me moshën që kemi.

Të mirat e rinisë – forca dhe bukuria, e mira e pleqërisë – lulëzimi i mendjes.

Të rinjtë ushqehen me shpresa, pleqtë rrojnë me kujtime.

Mençuria e tepruar e të rinjëve vlen sa përvoja e pleqve.

Tepërimet në rini janë kambiale që duhen paguar në pleqëri me përqindjet e tridhjetë vjetëve.

Rinia hyjnore ka besuar gjithmonë, siç beson edhe sot, se të përmbysësh botën është punë fare e lehtë.

Askush nuk e vë re se ikën rinia, por të gjithë e ndjejnë kur ajo ka ikur.

Në çerdhet e vjetra nuk rriten zogj të rinj.

Të riut i duket sikur tërë bota është e vogël për të.

Çdo njeri ka tri rini: rininë e trupit, rininë e zemrës dhe rininë e mendjes. Mjerisht ato nuk përkojnë kurrë.

Të rinjtë entziazmohen dhe dashurojnë pikërisht ashtu siç duhet entuziazmuar dhe dashuruar, domethënë me zjarr.

Qetësia për të rinjtë është gjithnjë shqetësi.

Nata u sjell qetësim pleqve dhe shpresa të rinjëve.

Në rini njeriu mëson, në pleqëri kupton.

Do t’i sillnim dobi rinisë dikur të mund t’i zgjonim fantazinë, këtë ajo nuk do ta harronte.

Sikur rinia të dinte, dhe pleqëria të mundte.

Truri i plakut është si kali i vjetër: për të ruajtur aftësinë e punës s’i duhet të ushtrohet çdo ditë.

Të dish të plakesh është kulmi i urtësisë dhe një nga anët më të vështira të artit të madh të jetës.

Melodi të mira mund të luhen edhe me një violinë të vjetër.

Se sa është plakur njeriu e sheh nga fytyrat e atyre që ka njohur rini.

Për t’u bërë plak nuk ka nevojë për parime.

Shumë njerëz plaken shumë më parë se t’u vijë koha.

Në gjashtëdhjetë vjet njeriu fillon të çmojë derën e vatrës familjare.

Popujt e lashtë janë e vetmja gjë e vjetër që nuk vjetërohet kurrë.

Sytë e të rinjëve digjen zjarr, por sytë e pleqve rrezatojnë dritë.

Rrudhat në ballë janë të pashmangshme, por të mos i kemi ato në zemër. Shpirti nuk duhet të plaket.

Jeta në qejfe – është pleqëri e parakohshme.

S’është zotësi të bëhesh plak – zotësi është ta luftosh pleqërinë.

Padyshim që nga të gjitha gërmadhat që egzistojnë mbi tokë, gërmadhat njerëzore janë pamja më e trishtueshme.

Në thelb, pleqëria fillon nga çasti kur njeriu ka aftësinë për të mësuar.

Mbrëmja e jetës sjell me vete llampën e saj.

Tymi është pleqëria e flakës.

Djali e kërkon lumturinë në të parashikueshmen, plaku në të zakonshmen.

Njerëzit i tremben pleqërisë atëherë kur nuk janë të sigurtë se do ta arrijnë atë.

Rrudhat duhet vetëm të tregojnë vendet ku më parë zinin vend buzëqeshjet.

Arti i të plakurit është që të jesh për të rinjtë mbështetje dhe jo pengesë, mësues dhe jo rival, dashamirës dhe jo moskokëçarës.

Nuk duhet harruar kurrë që pleqëria është e pashmangshme, në mënyrë që asnjë orë të mos ju humbasë kot.

Nuk ka në botë gjë më të rëndë se kujtimet; ndaj edhe pleqtë që kanë kaq shumë të tilla, ecin duke iu marrë këmbët e si të këputur në dysh.

Lakmia nuk i ka hije askujt, aq më pak pleqve.

Druri i vjetër digjet më mirë, kali i vjetër është më i sigurtë, librat e vjetra janë më të këndëshëm në të lexuar, vera e vjetër më e shijshme në të pirë, miqve të vjetër mund t’u besohet më shumë.

Pleqëria ka ardhur kur njeriu të fillojë të thotë: “Asnjëherë më parë nuk e kam ndjerë veten kaq të ri.”

E vjetra nuk vjetërohet kurrë, vjetërohet vetëm e reja.

Pleqtë dhe kometat nderohen për të njëjtën arsye, për mjekrën e gjatë dhe aftësinë e supozuar për të parathënë ngjarjet.

Pleqëria është e mërzitshme, por është edhe mundësia e vetme e njohur për të rrojtur gjatë.

Në vetvete jetëgjatësia është tërheqëse vetëm për ata që e sodisin jetën duke qëndruar mënjanë saj; për njerëzit që e krijojnë jetën, një orë vlen herë-herë sa një vit dhe puna e një dite mund të jetë një vepër që mbetet e përjetshme.

Të plakesh do të thotë të çlirohesh nga frika ndaj të kaluarës.

Në pleqëri më tepër se çdo gjëje i duhet trembur dembelisë dhe mospunës.

Ndërtesa e vjetër nuk ka nevojë për tërmet që të shembet.

Mëkatet që bëjmë në rini duhet t’i lajmë në pleqëri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme