Thënie nga aforisti francez Jules Renard

Prishtinë | 02 Dhj 2023 | 20:30 | Nga Ekonomia Online

Jules Renard (1864 – 1910) ishte shkrimtar dhe aforist francez.

Gjeni më poshtë disa nga thëniet e tij më të bukura:

Ka njerëz aq të mërzitshëm saqë ta prishin gjithë ditën për pesë minuta.

Përveç ndonjë ndërlikimi të mundshëm, është duke vdekur.

Të shkruash është një mënyrë për të folur pa u ndërprerë.

Nëse do të fitosh simpatinë e femrave, thuaju aso gjërash që s’do të doje që meshkujt t’ia thoshin gruas sate.

Kërko anën qesharake në çdo gjë dhe do e gjesh.

Frika e mërzisë është justifikimi i vetëm i punës.

Sa njerëz kanë dashur të vetëvriten e veç kanë grisur fotografinë.

Ekzagjerimi më trashanik është ai i lotëve. Është i bezdisshëm si një rubinet që nuk mbyllet.

Ka çaste në të cilat çdo gjë shkon mirë, por mos u frikëso, janë çaste që kalojnë.

Të mos jesh kurrë i kënaqur, ky është arti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme