Zyrtarët ukrainas kanë thënë se deri më tash 40 ushtarë janë vrarë nga bombardimet ruse.
Rusia nisi sot në mëngjes ofensivën për pushtimin e Ukrainës, gjë që ka shkaktuar viktimat e para.
Ndërsa Policia e Ukrainës ka thënë se ka vrarë 50 ushtarë dhe ka rrëzuar gjashtë avionë rusë, në mes të një ofanzive të Rusisë në orët e para të mëngjesit.
Zyra e Presidentit të Ukrainës ka njoftuar se “nuk pritet të ketë një luftë të shpejtë”.